Aktualitet

Dëbora në Shqipëri: ARRSH-ja apel shoferëve: Përdorni gomat dimërore dhe zinxhirët

11 Dhjetor 2021, 17:13 Nga DOSJA
Dëbora në Shqipëri: ARRSH-ja apel shoferëve: Përdorni

SHQIPËRI – Autoriteti Rrugor Shqiptar u kërkon drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë si dhe për zonat e mbuluara nga dëbora të përdoren goma dimërore dhe goma me zinxhirë.

Në njoftimin e fundit, ARRSH-ja shton se po punohet normalisht për zhbllokimin e rrugës në aksin Qafë-Mali Fierzë duke përdorur kripë dhe borëpastruese.

NJOFTIMI I ARRSH-së:
Në Qafë Mali-Fierzë puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës për të mos lejuar bllokimin e qarkullimit të mjeteve ka vazhduar pa u ndalur.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

 

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/Dëborë në Kukës dhe Korçë,Berati pa drita, bllokohen turistë në Voskopojë

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh debore ne shqiperi arrsh debore ne shqiperi

Sondazh

Poll