Aktualitet

Aksident në Shkodër, mjeti përplas të moshuarin, ndërron jetë 80-vjeçari

11 Dhjetor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Aksident në Shkodër, mjeti përplas të moshuarin,

SHKODËR– Një aksident ka ndodhur në Shkodë,r ku një mjet ka përplasur për vdekje një 80-vjeçar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Përplasja me makinën i ka kushtuar jetën 80-vjeçarit, të identifikuar me iniciale H.F., ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër- Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër. Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k/m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder shkoder aksident ne shkoder shkoder

Sondazh

Poll