Aktualitet

Reshjet e dëborës, ndërprerje energjie dhe bllokim rrugësh në disa zona (DETAJE)

11 Dhjetor 2021, 15:29 Nga DOSJA
Reshjet e dëborës, ndërprerje energjie dhe bllokim rrugësh

SHQIPËRI – Dëbora ka shkaktuar vështirësi në zonat malore të Shqipërisë. Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ka patur bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa prej zonave të thella të vendit.

Në zonat malore të Qarkut të Elbasanit, trashësia e borës ka rritur 30 cm duke bërë që të bllokohen akset rrugore Librazhd-Streblevë dhe Klenjë-Streblevë.

Në qarkun e Shkodrës, në Malin Fierzë trashësia e borës është 10-15 cm ndërsa në Qafën e Berdolecit bora ka shkuar në 70 cm duke bërë që aksi Tsmar-Vermosh të kalohet vetëm për raste emergjence. Problem është bërë dhe furnizimi me energji elektrike për fshatrat Vermosh dhe Lepush.

Në Qarkun Korçë, në disa zona të Pogradecit dëbora ka shkuar në 15 cm trashësi. Aksi i Qafë Thanës nuk është bllokuar, ndërsa makinat lëvizin me vështirësi. Në Dardhas dhe Velçan trashësia e borës ka arritur 20 cm trashësi. Në këto zona energjia elektrike është ndërprerë. Në Velçan janë bllokuar akset rrugore dhe rrugët e fshatrave.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq/Dëborë në Kukës dhe Korçë,Berati pa drita, bllokohen turistë në Voskopojë


(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet reshje debore reshje debore

Sondazh

Poll