Aktualitet

Vështirësi në rrugë dhe ndërprerje energjie, probleme nga bora në Bulqizë

11 Dhjetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Vështirësi në rrugë dhe ndërprerje energjie, probleme

DIBËR  – Dëbora e rënë në rrethin e Bulqizës ka krijuar problematika në disa rrugë rurale si dhe ka shkaktuar ndëprerje të energjisë elektrike.

Në njësitë administrative Ostren, Zerqan, Fushë Bulqizë, Trebisht si dhe në disa fshatra të njësive Martanesh dhe Shupenzë lëvizja e automjeteve është mjaft e vështirë për shkak të ngricës dhe borës.

Moti i keq ka bërë që të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në  në Ostren, Fushë-Bulqizë, ku energjia mungon që prej mëngjesit. Probleme me furnizimin e energjisë elektrike ka dhe në Lagjen e re të Bulqizës.

Në Bulqizë, trashësia e borës varion nga 10 cm deri në 40 cm.

LAJMI KRYESOR:  Moti i keq/Dëborë në Kukës dhe Korçë,Berati pa drita, bllokohen turistë në Voskopojë
(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet debore ne bulqize debore ne bulqize

Sondazh

Poll