Aktualitet

Pranë daljes nga shtrati, lumi i Viroit rrezikon aksin Tepelenë-Gjirokastër

11 Dhjetor 2021, 16:33 Nga DOSJA
Pranë daljes nga shtrati, lumi i Viroit rrezikon aksin

GJIROKASTËR – Lumi i Viroit në Gjirokastër rrezikon të dalë nga shtrati si pasojë e rritjes së volumit të reshjeve të shiut. Në këtë mënyrë, aksi rrugor Tepelenë-Gjirokastër mund të përmbytet nga fryrjes dhe daljes së lumit Viro.

Vendi po përballet me vështirësi për shkak të përkeqësimit të kushteve atmoferike. Lumenjtë Vjosë, Drino dhe Osum kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave pranë tyre.

Në mbrëmje, raportohet se reshjet do të intensifikohen në zonën Vlorë-Gjirokastër-Tepelenë.

LAJMI KRYESOR: PËRMBYTJET/Fieri dhe Vlora ‘nën’ ujë, përroi në Gjirokastër bllokon rrugët (SITUATA)

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet permbytje ne jug permbytje ne jug

Sondazh

Poll