Aktualitet

Kuvendi i Berishës/Shkarkohet Bardhi, Duma, Alibeaj dhe Tabaku! Votim për Bashën

11 Dhjetor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Kuvendi i Berishës/Shkarkohet Bardhi, Duma, Alibeaj dhe Tabaku! Votim

TIRANË-Delegatët e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi tha se do të votohet në fshehtësi propozimi i 7 deputetëve të PD dhe 15% të delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së. Po sipas Këlliçit, Lulzim Basha propozohet për shkarkim nën motivacionin për dëmtim të rëndë të interesave politike. Delegatët e Kuvendit, po ashtu kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj. Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas Statutit të partisë. Po ashtu, sot u vendos që më 22 Mars, të mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi i Berishës/ 5000 delegatë, Komisioni nis punën për draft-statutin e ri

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll