Aktualitet

Berisha shkarkon Bashën, Rama: Në majat e dëshpërimit, kapen pas absurdit

11 Dhjetor 2021, 14:39 Nga DOSJA
Berisha shkarkon Bashën, Rama: Në majat e dëshpërimit, kapen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike dhe përplasjen mes liderit historik të PD-së, Sali Berishës dhe kryedemokratit, Lulzim Basha. Duke mos adrestuar “në kokë” komentin e tij lidhur me zhvillimet, Rama ka nxjerrë një thënie të filozofit rumun Emil Cioran, teksa e citon për teorinë e absurdit.

THËNIE E DITËS! Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet – morale, estetike, fetare, sociale e me radhë – pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë? Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s’ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë. Emil Cioran,”-shkruan Rama ndër të tjera.

Mesa duket edhe Rama ka bërë paqe me veten për të bashkëjetuar me opozitën, ndërsa gjithashtu nënkupton se asgjë e re nuk po ndodh brenda PD-së. Sot, Kuvendi Kombëtar shkarkon nënkryetarët e partisë, ndërsa u votua për shkarkimin e Bashës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 edi rama kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll