Aktualitet

Zjarr në magazinë me lëndë drusore në aksin Korçë-Pogradec, ka dëme materiale

11 Dhjetor 2021, 13:55 Nga DOSJA
Zjarr në magazinë me lëndë drusore në aksin

KORÇË – Një magazinë me materiale lëndë drusore është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm rreth orës 06:05, në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të rrugës së Rëmenjit. Zjarri ka rënë në një magazinë me materiale lëndë drusore, në pronësi të shtetasit I. D.

Në vendngjarje shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet digjet magazina korce pogradec policia digjet magazina korce pogradec policia

Sondazh

Poll