Aktualitet

EMRI / U asfiksua nga zjarri, ndërron jetë e moshuara në Maliq

11 Dhjetor 2021, 11:29 Nga DOSJA
EMRI / U asfiksua nga zjarri, ndërron jetë e moshuara në Maliq

MALIQ – Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Maliq të Korçës, ku mësohet se një e moshuar ka ndërruar jetë, pasi është asfiksuar nga tymi i zjarrit që kishte rënë në banesën e saj.

Mësohet se ka humbur jetën 85-vjeçarja, Sefide Neziri e cila jetonte e vetme. Zjarri që dogji shtëpinë dhe i mori jetën të moshuarës dyshohet se ka nisur pikërisht nga soba e drurit që përdorej nga ajo. Kanë qenë fqinjët e 85- vjeçares që kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëses dhe policinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet asfiksim e moshuara maliq asfiksim e moshuara maliq

Sondazh

Poll