Politike

I pari që flet!Paloka:Jemi demokratët e rrebesheve,të tjerët të shkojnë te shampanja

11 Dhjetor 2021, 10:33 Nga DOSJA
I pari që flet!Paloka:Jemi demokratët e rrebesheve,të tjerët

TIRANË-Kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka mbajtur fjalën hapëse në Kuvendin e PD-së, së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Paloka deklaroi se kjo ditë do të hyjë në historinë e Partisë Demokratike si dita e rithemelimit të saj.


Ne jemi demokratët e rrebesheve të tjerët le të shkojnë tek shampanja. Kjo ditë do të hyjë në histori. E kam konsideruar veten me fat që në dhjetor të ’90 isha një prej atyre që themeluan PD-në. Ne jemi mbledhur për të rikthyer PD-në tek fitorja. Kjo opozitë këtu nuk ka vdekur dhe as nuk e ka ulur kokën dhe ca më shumë nuk hyn në pazare me Ramën por është gati për tu përballur me Ramën. Nuk mund të pranojmë shkatërrimin e PD-së vetëm se 5 – 6 vetë kërkojnë të mbahen nga një karrige e të kapardisen nësallën e parlamentit që sot ngjan më shumë si një sallon mode apo sallë spektaklesh sesa me arenën ku duhet të luftohet për interesat e qytetarëve shqiptarë. Jemi mbledhur tu rikthejmë shqiptarëve opozitën e vërtetë dhe të rikthejmë PD-në tek fitorja. Ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.’-tha Paloka.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i Berishës/ Delegatët mbërrijnë nga rrethet, nis hyrja në ‘Air Albania’

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi paloka kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021 edi paloka kuvendi i berishes 11 dhjetor 2021

Sondazh

Poll