Aktualitet

Vrasja në Laç!Autorët qëlluan në ajër,viktima tentoi të largohej,17 merren në pyetje

11 Dhjetor 2021, 09:52 Nga DOSJA
Vrasja në Laç!Autorët qëlluan në ajër,viktima

TIRANË– 17 persona do të merren në pyetje për vrasjen e biznesmenit Rakip Rolit. 55-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e djeshëm nga dy persona, shumë pranë banesës së tij.

Në drejtim të automjetit luksoz të tipit “Audi Q7” me targë 001 PB, me të cilin lëvizte i vetëm viktima, u qëllua me breshëri automatiku dhe të paktën 7 plumba e goditën në trup 55-vjeçarin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se Roli tentoi të largohej  pasi konstatoi atentatorët, nuk ia doli dot. Autorët u siguruan që Rakip Roli vdiq, qëlluan në ajër me kallash dhe u larguan.

Autorët e dyshuar që janë identifikuar si Skënder Likaj dhe djali i tij janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe më pas ata mund të jenë larguar drejt Elbasanit. Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, si dhe kanë marrë dëshmitë e dy shoferëve që u përfshinë në një aksident me makinën e viktimës.

Rakip Roli, i cili ishte një emër i njohur për policinë, u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në zonën e njohur si Sanxhaku në Laç. Roli ishte një biznesmen në këtë qyteti, por ai ka pasur të shkuar kriminale.

Dosja.al ka mësuar se pistat e hetimit janë disa, të cilat kanë lidhje me vetë biznesmenin por edhe djemtë e tij. Djemtë e biznesmenit, Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge në vitin 2017. Por dhe vetë i ndjeri rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin 2011 ai u arrestua pasi u përfshi në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat rakip rolit rakip roli atentat rakip rolit rakip roli

Sondazh

Poll