Aktualitet

“Po s’të vrava”, publikohet sherri mes 15-vjeçareve në Sarandë, njërës iu gjet thika

10 Dhjetor 2021, 20:24 Nga DOSJA
“Po s’të vrava”, publikohet sherri mes

SARANDË– Janë publikuar pamjet e sherrit mes dy adoleshenteve, një prej të cilave u procedua sot pasi u kap dhem e thikë. Në pamjet e publikuara nga JOQ shihet se si një nga vajzat e kap nga flokët tjetër dhe nis ta ofendojë e kërcënojë.

“Me rob shpie po s’të vrava,”- i thotë ajo dhe e kap nga flokët.

Një prej vajzave u procedua penalisht për veprën penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet sarande sherr mes vajzave ne sarande sarande sherr mes vajzave ne sarande

Sondazh

Poll