Aktualitet

Aksident në Meksikë, përmbyset autobusi, humbin jetën 54 persona

10 Dhjetor 2021, 18:58 Nga DOSJA
Aksident në Meksikë, përmbyset autobusi, humbin jetën 54

MEKSIKË- Të paktën 54 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi kamioni me të cilin po udhëtonin u përplas në jug të Meksikës. BBC shkruan se më shumë se 150 persona, që mendohet se ishin emigrantë nga Amerika Qendrore.

Fotot e mëposhtme tregojnë viktima të shpërndara përgjatë rrugës pranë kamionit të përmbysur.

Një dëshmitare Sabina Lopez, u shpreh se pa dhjetëra njerëz që bërtisnin nga dhimbja, disa të bllokuar në rrënojat dhe të tjerët pa ndjenja.

“Ishte e tmerrshme të dëgjoja vajtimin. Thjesht mendova të ndihmoja,” tha Lopez.

Banorët u ofruan të mbijetuarve të aksidentit ujë dhe telefona celularë për të kontaktuar të afërmit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne meksike humbin jeten 54 persona aksident ne meksike humbin jeten 54 persona

Sondazh

Poll