Aktualitet

Trafik makinash nga Italia! Arrestohen 3 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim

10 Dhjetor 2021, 18:25 Nga DOSJA
Trafik makinash nga Italia! Arrestohen 3 persona, 1 tjetër shpallet në

DURRËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Kjo pasi akuzohen për trafik makinash nga Italia. Gjithashtu është shpallur në kërkim një person i katërt. Këta persona akuzohen për falsifikim dokumentesh, ndërkohë që një prej 3 personave ka marrë masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Njoftimi i Plotë:

DVP Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Ado”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të automjeteve. Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ekzekutohen masat e sigurisë për 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të automjeteve nga shtetet e tjera drejt vendit tonë, si rezultat i informacioneve të mara në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ado”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ekzekutimi i masave “Arrest në burg”, për shtetasit:

E. H., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim; S. H., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. H., si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të përsëritur kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë trafikuar automjete nga Italia drejt vendit tonë, duke shfrytëzuar agjencinë doganore që kishin në pronësi. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 3 persona durres arrestohen 3 persona durres

Sondazh

Poll