Aktualitet

Gurët ranë e zunë tunelin Delvinë-Kardhiq, “Gjoka”: Rutinë, asnjë çedim

10 Dhjetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
Gurët ranë e zunë tunelin Delvinë-Kardhiq,

DELVINË – Kompania “Gjoka Konstruksion sh.a.” mohoi të ketë shembje në hyrjen e tunelit të Skërficës, pjesë e rrugës Delvinë-Kardhiq. Në Facebook, kompania në fjalë, e cila ka fituar të drejtën e realizimit të këtij projekti infrastrukturor deklaroi se nuk ka patur shembje të gurëve dhe dherave, ashtu siç u raportua sot në media. Sipas “Gjoka Konstruksion sh.a.” puna po vijo normalisht pa pengesa.Madje, kompania ndërtuese e rrugës Delvinë-Kardhiq shton se projekti do të realizohet para afatit (viti 2023) duke u mbyllur në pranverën e vitit të ardhshëm.

NJOFTIMI I “GJOKA KONSTRUKSION SH.A.”

Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a në lidhje me lajmin e shëmbjes së tunelit “Delvinë – Kardhiq” i cili po qarkullon në media sot më datë 10 Dhjetor 2021 njofton opinionin publik se nuk ka shëmbje të tunelit Kardhiq –Delvinë. Gjithçka e shpërndarë nëpërmjet fotove në media është pjesë rutinore e punës dhe punimet e përfunduara në tunel nuk kanë pësuar asnjë cedim.

Tuneli ka afat kontraktual dorëzimi vitin 2023, por ne sipas avancimeve të punimeve të kryera deri më sot pritet ta dorëzojmë veprën tunelin Kardhiq –Delvinë të përfunduar në Pranvere 2022 të sigurt dhe të hapur për qarkullim.

 

SHIKO DHE KËTË:

Shembet hyrja e tunelit të rrugës Kardhiq – Delvinë, deputeti i PD nxjerr pamjet

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjoka konstruksion tuneli delvine-kardhiq gjoka konstruksion tuneli delvine-kardhiq

Sondazh

Poll