Sport

VD / Briken Calja, me 1 medalje të artë dhe 1 të argjendtë, e mbyll Botërorin i dyti

10 Dhjetor 2021, 16:19 Nga DOSJA

UZBEKISTAN – Briken Calja shpallet nën kampion bote në dygarësh, në Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit.

Peshëngritësi shqitpar ka arritur të marrë medaljen e artë, pasi ngriti në stilin e shkëputjes 156 kg, duke marrë vendin e parë, ndërkohë që në stilin tjetër të shtytjes, arriti të ngrejë 186 kg në peshë maksimale, duke dështuar në tentativën për 190 kg, që do të ta rendiste atë të parin.

Me 342 kg në dygarësh, Calja humbet vetëm për 1 kg medaljen e artë, pasi me 343 kg në dygarësh atë e mori peshëngritësi nga Tajlanda, Abdullah Rahmat.

Një paraqitje shumë të mirë në këtë peshë bëri edhe peshëngritësi tjetër shqitpar, Erkand Qerimaj, që u rendit në vendin e 4-të në të dyja stilet, shkëputje me 153 kg dhe shtytje me 180 kg, duke u renditur edhe në dygarësh në vendin e katërt me 333 kg.

Ndërkohë, medaljet në ceremoninë e ndarjes së tyre, u dhanë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #brikencalja #erkandqerimaj #nenekampion peshngritje #brikencalja #erkandqerimaj #nenekampion peshngritje

Sondazh

Poll