Art&Argëtim

Taylor Swift mund të shkojë në gjyq, kënga “Shake It Off” është e vjedhur?

10 Dhjetor 2021, 19:00 Nga DOSJA
Taylor Swift mund të shkojë në gjyq, kënga “Shake It

SHBA – Taylor Swift do të dalë në gjyq para një jurie pasi mbi të janë ngritur akuza se ajo ka kopjuar tekstet e këngës së saj “Shake It Off” nga një këngë tjetër e huaj.

Sipas BBC, një gjykatëse amerikane ka refuzuar kërkesën e Swift-it për të ndaluar çështjen, duke thënë se një juri mund të zbulojë nëse kënga e saj e publikuar në vitin 2014 është e kopjuar nga kënga e grupit të vajzave 3Lw, të vitit 2001, Playas Gon’ Play. Të dy këngët shfaqin variacione të frazave “lojtarët do të luajnë” dhe “urrejtësit do të urrejnë”.

Gjykatësi e kishte refuzuar më parë çështjen, duke thënë se teksti ishte shumë “banal” për t’u mbrojtur nga e drejta e autorit. Në vendimin e tij origjinal, gjykatësi i rrethit Michael W Fitzgerald citoi 13 këngë të mëparshme që përmbanin fraza të ngjashme, duke përfshirë Playa Hater nga The Notorious BIG dhe Dreams nga Fleetwood Mac.

Megjithatë, kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler apeluan kundër vendimit dhe një gjykatë federale e apelit e ndryshoi vendimin e tij.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz shake it off taylor swift taylor swift zbulon emrin shake it off taylor swift taylor swift zbulon emrin

Sondazh

Poll