Art&Argëtim

Vetëvritet bloggerja serbe, i dashuri bën postimin prekës: Përherë bebja ime

10 Dhjetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
Vetëvritet bloggerja serbe, i dashuri bën postimin prekës:

SERBI – Blogerja dhe YouTuber-ja e njohur serbe Kristina Kika Đukić u vetëvra mbrëmë në një apartament me qira në qendër të Beogradit në Obilićev venac.

Sipas Telegraf, Kika, vetëm 22 vjeç u gjend në shënjestër të bullizmit dhe abuzimit kibernetik dhe shumicën e kohës ishte jashtëzakonisht e vështirë për të që të përballej me kritikat dhe mesazhet negative.

Kristina i ka dhënë lamtumirën e fundit të dashurit të saj Marko, i cili ka postuar një video prekëse  në profilin e tij në Instagram ku thotë se ajo do ngelet përgjithmonë e vogla e tij.

“Përgjithmonë bebja ime, do të shihemi sërish”, ka shkruar Marko.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe nëna e Kristinës në rrjetin social Instagram, e cila me dhimbje ka konfirmuar se e bija ka ndërruar jetë.

Me dhimbje të madhe ju informoj se Kika im ndërroi jetë dje. Do t’ju informoj për datën e varrimit”, ka shkruar ajo.

Kristina Đukić ishte një bloggere, e njohur në YouTube dhe një influencuese mjaft e njohur serbe, kanali i së cilës në YouTube kishte 700,000 ndjekës. Ajo ka lindur më 25 korrik 2000 në Beograd. Pas vdekjes së saj, miq dhe youtuberë të tjerë lënë mesazhe të shumta në rrjetet sociale duke i dhënë lamtumirën Kike.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bloggere bloggerja e njohur kristina kika đukić masakrohet bloggerja vetevritet bloggerja serbe bloggere bloggerja e njohur kristina kika đukić masakrohet bloggerja vetevritet bloggerja serbe

Sondazh

Poll