Art&Argëtim

Studimi: Speciet bregdetare po formojnë koloni nën mbeturinat plastike në oqean

10 Dhjetor 2021, 16:37 Nga DOSJA
Studimi: Speciet bregdetare po formojnë koloni nën mbeturinat plastike

OQEANI PAQËSOR – Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Nature Communications, masat e plastikës së oqeanit Paqësor po ofrojnë një habitat artificial për speciet e tjera bregdetare që ndodhën aty.

Sipas The Guardian, utorët e studimit vëzhguan shishe uji lundruese, furça dhëmbësh të vjetra dhe rrjeta peshkimi. Ekziston mundësia që speciet mund të zhvillohen për t’u përshtatur më mirë me jetën në plastikë.

Një dekadë më parë, studiuesit detarë besonin se organizmat bregdetare, të cilët evoluan për të jetuar përgjatë brigjeve të mbrojtura, nuk mund t’i mbijetonin një udhëtimi përtej oqeanit të hapur jomikpritës. Megjithatë cunami i Japonisë i vitit 2011, i cili dërgoi rreth 300 lloje të jetës detare aziatike duke hipur në mbeturina plastike të qëndrueshme dhe të gjalla në brigjet e Amerikës së Veriut, e hodhi poshtë këtë supozim.

Tani, studiuesit kanë një term për ta: “komunitete neopelagjike”, koloni detare të anemonave, yjeve të brishtë, karkalecave, dhe lloje të tjera, të cilat lulëzojnë në plastikë në oqeanin e Paqësorit dhe shkojnë kudo që i çojnë rrymat.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

foto galeri foto galeri mbetjet plastike oqeani paqesor zhytje ne oqeanin paqesor mbetjet plastike oqeani paqesor zhytje ne oqeanin paqesor

Sondazh

Poll