Art&Argëtim

Dua Lipa anulon një koncert tjetër: Vuaj nga laringitit, mjeku më kërkon pushim

10 Dhjetor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Dua Lipa anulon një koncert tjetër: Vuaj nga laringitit, mjeku më

SHBA- Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa një javë më parë u diagnostikua me laringit. Dua Lipa sipas këshillave të mjekve njoftoi se nuk do të performojë në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball. Sot ajo këngëtarja me origjinë shqipatre ka njoftuar se do t’i duhet të anulojë dhe një koncert tjetër, pasi është në një pushim vokal.

Me anë të një postimi në Instagram Dua ka njoftuar edhe anulimin e koncertit të dytë “Jingle Ball” në Nju Jork.

‘Siç e dini se shumica prej jush vuaj nga laringiti dhe kam qenë në pushim vokal sipas urdhrave të mjekut tim. Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, jam ende e sëmurë dhe nuk mund të performoj në iHeartRadio Z100 Jingle Ball. Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer, mezi prisja të nisja sezonin e festave duke performuar në Jingle Ball të këtij viti,’- shkruan Lipa.

Këngëtarja javën e kaluar u shpreh e ‘zemërthyer” për anulimete koncerteve të saj dhe nuk e di sa do i duhet të rijë pa performuar, por duhet të ndjekë këshillat e mjekëve.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz dua lipa semuret dua lipa dua lipa semuret dua lipa

Sondazh

Poll