Art&Argëtim

Beniada i ngatërron emrin, Butrint Imeri nuk ja fal, e “vë në lojë” në Instagram

10 Dhjetor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Beniada i ngatërron emrin, Butrint Imeri nuk ja fal, e “vë

TIRANË – Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka bërë një postim në Instagram ditën e sotme dhe e “paska kapur” me Beniada Nishanin, banoren e Big Brother Vip.

Beniada ka bërë një gabim të vockël teksa në shtëpi luhej kënga “Dale” e Ledrit, Kidës dhe Butrintit.  Beniada tha se i ka shumë qejf por i ka ngatërruar paksa emrin Butrintit.

“Batriti, Betriti, Betrinti, Betruti Betrunti”- thotë Beniada teksa mënyra se si ajo shqipton gjuhën shqipe shkakton shpesh të qeshura.

##bigbrother ##fypシ ##albania ##topchanel ##lol

♬ original sound – Ela

Kjo video sigurisht është parë edhe nga Butrinti, i cili në një status në Instagram ka përsëritur me shaka emrat me të cilët e ka “pagëzuar” Beniada. Ai e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë teksa e shoqëron postimin me emoji duke qeshur me lot dhe një zemër.

“Betrini, Betrinti, Betrunti!”– shkroi ai në Instastory.

Beniada dhe jetesa e gjatë në Itali bën që problemet që ka në shqiptimin e gjuhës shqipe ta bëjnë shpesh pjesë të situatave gazmore brenda shtëpisë por edhe tek shikuesit teksa kuptohet që ndodhin padashje e jo me qëllim të keq. Natyra e ëmbël dhe lozonjare e saj duket se qetëson gjithçka.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv beniada nishani big brother vip butrint imeri bbv beniada nishani big brother vip butrint imeri

Sondazh

Poll