Art&Argëtim

Ndahet nga jeta Carmen Salinas, ylli i njohur i telenovelave meksikane

10 Dhjetor 2021, 15:25 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta Carmen Salinas, ylli i njohur i telenovelave meksikane

MEKSIKË – Carmen Salinas, aktorja, producentja e teatrit dhe politikania e famshme meksikane, u nda nga jeta të enjten në moshën 82-vjeçare, gati një muaj pasi pësoi një goditje në tru që e la në koma.

Sipas NY Post, vdekja e saj në Cuauhtémoc, Mexico City, u konfirmua nga familja e saj mbrëmë në një postim në Twitter duke bërë homazhe për gjithë çka ajo i dha Meksikës në këto vite jetë dhe rolin që ajo luajti në industrinë e argetimit në Mkesikë. E vlerësuar në komunitetin e saj për talentin dhe natyrën e saj dashamirëse, ​​Salinas luajti si protagoniste në më shumë se 100 telenovela dhe filma meksikan.

Ajo më pas iu fut politikës, duke shërbyer si Anëtare e Dhomës së Deputetëve të Meksikës për Partinë Revolucionare Institucionale. Kur Salinas pësoi një goditje në tru, ajo ishte duke filmuar melodramën televizive “Mi fortuna es amarte”, në të cilën ajo luajti rolin e damës së madhe të Doña Margarita Domínguez.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz aktorja meksikane carmen salinas ndahet nga jeta carmen salinas telenovela spanjolle aktorja meksikane carmen salinas ndahet nga jeta carmen salinas telenovela spanjolle

Sondazh

Poll