Aktualitet

POROSIA-11 dhjetori! Berisha fton Bashën dhe ata që s’firmosën: Ç’të keni me vete

10 Dhjetor 2021, 13:20 Nga DOSJA
POROSIA-11 dhjetori! Berisha fton Bashën dhe ata që

TIRANË– Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një mesazh për të gjithë delegatët, një ditë para se të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike në stadiumin “Air Albania”. Përpara kamerave, Berisha ftoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha, të cilin e konsideroi ‘kryetari në letër’. Sipas Berishës, në këtë Kuvend janë të ftuar edhe ata që nuk ka firmosur formularin për të marrë pjesë, mjafton që të kenë me vete një kartë identiteti.

Lideri historik i PD-së tha se edhe ata që e kanë parë me skepticizëm këtë lëvizje janë të ftuar ta ndjekin nga afër, pasi sipas tij është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike. PD, shtoi ish-kryeministri, do të rithemelohet e kthehet në vlerat tradicionale konservatore.

“Me këtë mesazh dua t’ju përshëndes përzemërsisht. Ju ftoj ju, të gjithë delegatëe që keni firmosur ose jo formularin që të jeni nesër të pranishëm dhe të vendosni me votën tuaj të lirë në Kuvendin e Partisë Demokratike, rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë, në një forcë politike të vlerave tradicionale konservatore, në një forcë të vërtetë opozitare. Sot, në përmbysjen e narkoshtetit shqiptar, si dikur me komunizmin. dhe rikthimin e votës së lirë të anëtarëve të shoqërisë shqiptare në të tërësi. Të dashur delegatë, moti është një faktor që nuk varet nga ne, sugjerimi ynë më miqësor është që të vini me veshjet më të trasha të mundshme. Klima është kjo që ju e shihni vetë, unë ftoj me këtë rast të gjithë ata delegatë të PD-së drejtues të saj kryesorë duke përfshirë edhe të themi kryetarin e në letër të saj Lulzim Basha, të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike, të vijnë nesër në Kuvendin e rithemelit të forcës tonë. Ky Kuvend është i gjithë demokratëve. Mungesa e tyre nuk i përjashton ata. I ftoj të gjithë anëtarët që kanë mbështetur fuqishëm lëvizjen për një parti më të fortë e më të hapur si dhe të gjithë të tjerët që nuk kanë pasur mundësi ose që e kanë parë me skepticizëm, të vijnë nesër për të ndjekur këtë moment të rëndësishëm të historisë,”- tha Berisha. 

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri më tani pretendohet se janë mblodhur afro 5 mijë firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

LAJM KRYESOR: Berisha mbledh Kuvendin/Ambasada e SHBA: Tubim politik! Basha mbledh krerët e degëve

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i pd kuvendi kombetar i 11 dhjetorit sali berisha kuvendi i pd kuvendi kombetar i 11 dhjetorit sali berisha

Sondazh

Poll