Politike

Xhulian Guçe i përgjigjet Bardhit: Më keni vënë gabim nr e ID-së në formular

10 Dhjetor 2021, 16:36 Nga DOSJA
Xhulian Guçe i përgjigjet Bardhit: Më keni vënë gabim

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Xhuljano Guçe ka mohuar të ketë firmosur formularin për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit, të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Në një intervistë për Syri Tv, Guçe është shprehur se ka firmosur vetëm për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Ai shtoi se formulari i bërë publik nga Gazment Bardhi nuk është i saktë, pasi i kanë vënë numër tjetër ID. 

‘Unë kam firmosur vetëm 1 formular, atë të 11 dhjetorit, ai që do të mblidhet nga demokratët. Unë e mora vesh nga rrjetet sociale’. Dhe numri i ID-së është gabim,”- ka thënë Guçe.

Më poshtë shihet formulari i Guçes por për arsye privatësie, numri i tij identifikues është mbuluar: 

LAJMI KRYESOR: Nesër Kuvendi i Berishës! Bardhi: Kemi mbledhur 5259 firma për ’18 dhjetorin’

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi kuvendi i 18 dhjetorit xhuljano guçe gazment bardhi kuvendi i 18 dhjetorit xhuljano guçe

Sondazh

Poll