Politike

Kuvendi i Berishës, Bardhi ‘ngre duart’: Nesër mund të ndodhë gjithçka

10 Dhjetor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Kuvendi i Berishës, Bardhi ‘ngre duart’: Nesër mund

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp është shprehur se nuk ka informacion nga degët për konfirmime për pjesëmarrje në të dy Kuvendet. Bardhi shtoi se nuk ka informacione, por nuk përjashtoi asnjë lëvizje për asnjë moment.

PJESË NGA KONFERENCA:

Bardhi: Nuk dua të komentoj çfarë do të ndodhë nesër. Në një tubim mund të ndodhë gjithçka. E sigurt është që asnjë institucion i PD nuk është nesër në tubim dhe nuk organizon asnjë të tillë. Kur të organizojmë tubim do të bëjmë publike dhe detajet.

A keni kërkuar informacione nga krerët e degëve për ata që kërkojnë të jenë pjesë e dy Kuvendëve?

Bardhi: Nuk kam informacion nga drejtuesit e degëve për këtë rast. Nuk ka për të pasur shkarkim të askujt. Për Berishën, kryetari i PD është shkarkuar që në 9 shtator.

LAJMI KRYESOR: Nesër Kuvendi i Berishës! Bardhi: Kemi mbledhur 5259 firma për ’18 dhjetorin’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll