Politike

Sa delegatë të Korçës kanë firmosur për 11 dhjetorin? Bici: Edhe të dorëhequrit

10 Dhjetor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Sa delegatë të Korçës kanë firmosur për 11

TIRANË– Klara Bici, Kryetarja e lidhjes demokratike të gruas ka konfirmuar se në Kuvendin e 11 dhjetorit nga dega e Partisë Demokratike në Korçë do të marrin pjesë thuajse 60% e delegatëve.

Në një deklaratë për mediat, Bici tha se edhe të dorëhequrit nga PD-ja kanë të drejtë të firmosin pasi ende nuk janë zëvendësuar sipas procedurës një anëatr një votë.

“Si kryetare e forumit e lidhjes demokratike të gruas në prag të Kuvendit të datës 11 jam këtu për të bërë publike lista e delegatëve që kemi. Nga gjithë delegatët që në rrethin e Korcës janë rreth 200 delegatë, 122 prej tyre kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Shpresojmë që të dalë mirë dhe të kemi ndryshime të mëdha të këtij Kuvendi”, tha Klara Bici.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike klara bici klara bici

Sondazh

Poll