Politike

Kuvendi i 11 Dhjetorit! Koha nuk e favorizon Berishën, nisin përgatitjet në stadium

10 Dhjetor 2021, 09:12 Nga DOSJA
Kuvendi i 11 Dhjetorit! Koha nuk e favorizon Berishën, nisin

TIRANË – Ish-Kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka konfirmuar mbajtjen e Kuvendit të 11 dhjetorit i cili do të zhvillohet në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.

Moti nuk është në favor të Berishës, pasi e gjithë dita e nesërme do të karakterizohet nga mot me reshje shiu. Mirpo sot ka nisur puna për ngritjen e poltronit në të cilin do të flasë Berisha dhe anëtarët e ‘Foltores’. Një dorë do ta ndihmojë Berishën është dhe fakti që stadiumi është i gjithi i mbuluar, duke mos krijuar problem me shiun. Dosja.al ju sjell pamje nga organizimi që po bëhet për të ndërtuar skenën e ‘Foltores’.

 

Në foton e publikuar ditën e sotme, Berisha e shoqëron me sloganin: Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.

Demokratët do të mblidhen nesër në Kuvendin e konsideruar si kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike, në orën 10:00 në stadiumin “Air Albania”. Mësohet se delegatët do të kenë zonën e tyre të veçantë, kurse pjesa tjetër e stadiumit “Air Albania” do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momenti.

Një javë më pas, më 18 dhjetor, do të ketë një tjetër Kuvend, kësaj here të thërritur nga Lulzim Basha me vendim kryesie.

LAJMI KRESOR: Berisha mbledh Kuvendin/Ambasada e SHBA: Tubim politik! Basha mbledh krerët e degëve

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha

Sondazh

Poll