Politike

VD/Frikë për trazira dhe incidente, policia merr masa për Kuvendin e 11 dhjetorit

10 Dhjetor 2021, 15:30 Nga DOSJA
VD/Frikë për trazira dhe incidente, policia merr masa për

TIRANË – Policia e Shtetit po ekzekuton së fundmi planin e masave për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike në “Air Albania”. Referuar pamjeve të fundit, furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe autobotë për shpërndarjen e turmave janë vënë në lëvizje për të garantuar shmangien e përplasjeve dhe incidenteve të mundshme.

Këto mjetet do të vendosen pranë selisë së Partisë Demokratike dhe përpara stadiumit “Air Albania”.

Vëzhgimi do të kryer nga efektivë të policisë të veshur civil.

Ditën e sotme Ambasada amerikane u bëri thirrje qytetarëve të saj në Shqipëri që të tregojnë ditën e nesërme në kryeqytet për shkak të dyshimeve të ndonjë ndodhie të papritur. Gjithashtu, ambasada gjermane u shpreh sot se partitë politike duhet t’i zgjidhin paqësisht problemet e brendshme.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë shtyu deri në datën 13 dhjetor vendimin për ndalimin e grumbullimeve (tubimeve të qytetarëve). Megjithatë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij po i japin dorën e fundit përgatitjeve për Kuvendin e Jashtëzakonshëm të PD-së që do të nisë nesër në orën 10:00.

LAJMI KRYESOR: Berisha mbledh Kuvendin/Ambasada e SHBA: Tubim politik! Basha mbledh krerët e degëve

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike air albania ambasada e shba ambasada gjermane ne shqiperi kuvendi i 11 dhjetorit policia e shtetiti sali berisha air albania ambasada e shba ambasada gjermane ne shqiperi kuvendi i 11 dhjetorit policia e shtetiti sali berisha

Sondazh

Poll