Politike

Ambasadori turk: Shqipëria shtë në rrezik nga organizata FETO, të ashpërsojë luftën

10 Dhjetor 2021, 15:00 Nga DOSJA
Ambasadori turk: Shqipëria shtë në rrezik nga organizata FETO,

SHKODËR– Ambasadori turk në Tiranë Murat Ahmet Yoruk ka deklaruar se Shqipëria është në rrezik nga organizata FETO. I pranishëm në Shkodër ku dhe zhvilloi një takim, ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Yoruk tha se Shqipëria duhet të intensifikojë luftën kundër anëtarëve të kësaj organizate.

Diplomati turk shtoi se Shqipëria duhet të pastrohet nga organizata e drejtuar nga Fetollah Gylen, e cila është e shpallur një organizatë terroriste në Turqi.

“Me keqardhje theksoj se elementë dhe struktura tinëzare të kësaj organizate kriminale vazhdojnë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipëri, ecin dhe dalin rrugëve tepër të qetë. Të gjithë e dinë mirë në Turqi se çfarë ka bërë organizata terroriste FETO. Ne mendojmë se kjo organizatë terroriste është kërcënim edhe për Shqipërinë. Ne kemi bindjen se Shqipëria duhet ta pastrojë sa më parë veten nga kjo organizatë terroriste që i kanë sjellë aq shumë të këqija Turqisë.

FETO akuzohet nga shteti turk i drejtuar nga Presidenti Recep Taiyp Erdogan për tentativën për grusht shteti me 15 korrik 2016 ku humbën jetën 256 qytetarë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike murat ahmet yoruk murat ahmet yoruk

Sondazh

Poll