Aktualitet

Ambasada gjermane: Partitë t’i zgjidhin problemet paqësisht, po i monitorojmë

10 Dhjetor 2021, 13:10 Nga DOSJA
Ambasada gjermane: Partitë t’i zgjidhin problemet paqësisht, po

TIRANË– Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka përcjellë një mesazh të fortë për partitë politike në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Zingraf ka lajmëruar se partitë politike duhet që t’i zgjidhin pa konflikte mosmarrëveshjet e tyre. Sipas kryediplomatit gjerman, të gjithë janë në monitorim nga ndërkombëtarët, që po ndjekin çdo lëvizje tyren.

“Të drejtat e njeriut janë universale dhe të panegociueshme. Ne angazhohemi për t‘i mbrojtur këto të drejta në mbarë botën. Kjo është një përgjegjësi, e cila del nga kapitulli i errët i historisë gjermane. Kjo përgjegjësi është sot një pjesë e vetëkuptueshme e politikës sonë të jashtme. Që të drejtat e njeriut të mund të garantohen për të gjithë, nevojitet një shtet i qendrueshëm, një kornizë politike që respekton llogaridhënien ndaj qytetareve dhe qytetarëve të saj, vepron me transparencë si dhe mbron të drejtat e tyre. Për këtë arsye ne angazhohemi bashkërisht me partnerët tanë evropianë, brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian, për strukturat demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. Por shtetet demokratike kanë nevojë dhe për një shoqëri të hapur dhe një opozitë të fortë si korrigjues. Prandaj ne jemi duke monitoruar me vëmendje situatën aktuale. Është e rëndësishme që të gjitha partitë të përfshihen në mënyrë konstruktive në punën parlamentare dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve paqësisht dhe brenda kuadrit të strukturave ligjore,”- thekson Zingraf.

Kohët e fundit, duket se Partia Socialiste ka rënë në qetësi, ndërsa demokratët “ziejnë”. Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

LAJMI KRESOR: Berisha mbledh Kuvendin/Ambasada e SHBA: Tubim politik! Basha mbledh krerët e degëve

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike peter zingraf trazira ne pd peter zingraf trazira ne pd

Sondazh

Poll