“Doktor, jemi drejtpërdrejt”, harroi që ishte LIVE! Berisha: Ta përsëris e 1 herë…
TIRANË– Dekarata e ish-kryeministrit Sali Berisha e dhënë një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me dy in...
TIRANË– Një 59-vjeçar me inicialet M.Ç., është vënë në pranga pasi akuzohet për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Trafikimi i të miturve”. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se 59-vjeçari nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual. Operacioni që e prangosi mori emrin “Predator”.
Njoftimi i policisë Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Predator”. Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihet në pranga 1 shtetas që mashtronte të mitura, me qëllim përfitimin seksual. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirfilltë hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual, finalizuan operacionin policor të koduar “Predator”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– M. Ç., 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual. Në kuadër të këtyre hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat. Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur. Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale. Vlen të theksohet se kontribut në inicimin e këtij procedimi penal ka patur edhe emisioni investigativ “STOP” në televizionin kombëtar “Klan”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Trafikimi i të miturve”.
(F.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Dekarata e ish-kryeministrit Sali Berisha e dhënë një ditë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me dy in...
TIRANË – Policia e Tiranës goditi një grup kriminal që ushtronte aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Aksioni është kryer pas mobileri R...
DIBËR– Sandriano Kastrati, 21 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma p...
TIRANË– Ministrja Delina Ibrahimaj priti sot në një takim tetraplegjikët në mënyrë që të arrinte një marrëveshje për të ngritur tre komisione për të ...
BULQIZË – Policia e Bulqizës ka vënë në pranga drejtuesin e aktivitetit të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe dy punëtorë të minierës për veprat pen...
BULQIZË – Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen tragjike, ku ndërroi jetë minatori Mustafa Kamishi. Kjo që shikoni në foto është një varkë...
BULQIZË– Mustafa Kamishi, 65 vjeç, minatorin, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme teksa shkonte me një varkë të improvizuar për të kaluar reze...
TIRANË– I dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur lidhur me ardhjen e mundshme në pushtet të ish-kryemi...
TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka intervistuar ditën e sotme tre prokurorët kandidatë, të cilët duan të jenë pjesë e Strukturës së Posa&cced...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”! Kreu i shtetit ka kërkuar reflektimin në disa...