Aktualitet

Kryeredaktori i RD: Mjer kush i del para Berishës, beteja për jetë a vdekje filloi

10 Dhjetor 2021, 14:16 Nga DOSJA
Kryeredaktori i RD: Mjer kush i del para Berishës, beteja për

TIRANË– Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, medias zyrtare të Partisë Demokratike, Bledar Kasmi ka paralajmërur një beteje për jetë a vdekje më 11 dhjetor, ditë kur pritet të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Kasmi shkruan se uhet të ishte bërë më shumë për kompromisin në PD javët e kaluara. Sipas Kasmit, e ëndësishme sot është vetëm fryma opozitare që është ringjallur si kurrë më parë dhe ajo nuk mund të shuhet më. 

Postimi i Kasmit:

Sali Berishës nuk i duhet PD-ja, por demokratëve dhe vendit sot më shumë se kurrë i duhet Berisha për atë që përfaqëson dhe lërini përrallat e realizmit socialist me kult individi. Nëse nuk kemi kuptuar këtë, atëherë nuk kemi kuptuar asgjë se pse ata mijëra njerëz kanë mbushur sallat nga jugu në veri këto javë në një furi të jashtëzakonshme ku bashkoheshin zemërimi, revolta dhe shpresa njëkohësisht. Ata njerëz nuk mbushën sallat me shpresë për hallin e Berishës, por për hallin e tyre sepse janë në pikë të hallit.

Natyrisht, duhet të ishte bërë më shumë për kompromisin në PD javët e kaluara, por ajo që ndodhi keq në krye të rrugës mund të ndreqet përgjatë rrugëtimit opozitar dhe për këtë duhet të kursejmë njëri-tjetrin në etiketime, sepse gjuha kocka s’ka, por kocka bluan. E rëndësishme sot është vetëm fryma opozitare që është ringjallur si kurrë më parë dhe ajo nuk mund të shuhet më. Hapini rrugën opozitarizmit! Ora e përballjes me regjimin është e afërt dhe do jetë një betejë për jetë a vdekje. Mjerë kush i del përpara.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore bledar kasmi kuvendi kombetar i 11 dhjetorit sali berisha bledar kasmi kuvendi kombetar i 11 dhjetorit sali berisha

Sondazh

Poll