Politike

Dega 8 dhe 10 e Tiranës dhe ajo e Korçës: Delegatët që firmosin për 11 dhjetorin

10 Dhjetor 2021, 13:27 Nga DOSJA
Dega 8 dhe 10 e Tiranës dhe ajo e Korçës: Delegatët

TIRANË – Zbardhen emrat e delegatëve të degës nr.8 dhe asaj 10 të PD-së së Tiranës që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në datën 11 dhjetor. Ka qenë anëtari i kryesisë së degës numër 10 të PD-së, Denis Zavalani, i cili në një deklarata për mediat u shpreh se, për këtë kuvend kanë firmosur 70 për qind e delegatëve. Kujtojmë se, dega numër 10 e Partisë Demokratike të Tiranës ka gjithsej 74 delegatë, ku 50 prej tyre kanë firmosur për 11 dhjetorin. Shumica e delegatëve të degës 8 të PD-së në Tiranë, do ti bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit. Dega numër 8 njihet edhe si ‘shtëpia’ e Lulzim Bashës, pasi ai në atë zonë është anëtar dhe voton. Duke folur për mediat, Mimoza Piku ka bërë të ditur se 56 për qind e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Dega numër 8 ka gjithsej 99 delegatë në total dhe 56 prej tyre kanë firmosur për 11 dhjetorin.

Ndërkohë, janë 122 delegatë të PD-së së Korçës që kanë firmosur për të thirrur Kuvendin në 11 dhjetor. Faktet janë bërë të ditur nga kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së degës Korçë. Ajo u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit pritet të marrin pjesë edhe delegatë që nuk kanë firmosur ende.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit pd korce pd tirane kuvendi i 11 dhjetorit pd korce pd tirane

Sondazh

Poll