Politike

Basha: Berishën e prita deri në 12 të natës, do kishim një Kuvend të rregullt

9 Dhjetor 2021, 22:12 Nga DOSJA
Basha: Berishën e prita deri në 12 të natës, do kishim

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se e ka pritur deri në afatin e fundit ish-kryetarin e PD-së Sali Berisha për të depozituar kërkesën për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, por ish-kryeministri nuk ka bërë asnjë kërkesë të tillë. Në lidhje drejtpërdrejt me emisionin “Opinion”, Basha akuzoi Berishën se po lufton për çështje personale jo për kauza së bashku me mbështetësit e tij.

“Zgjedhja që kam bërë dhe demokratët është përballja me Ramën që ka masakruar njerëzit në 25 prill që ka zbrazur njerëzit nga Shqipëria dhe xhepat e të tjerëve. Jemi në parlament me aksion konkret politik. E nisëm këtë aksion me 3 komisione hetimore për masakrën zgjedhore, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. E vërteta është kjo: Partia Demokratike i doli ballazi regjimit, ku nuk i braktisa, se do ishte gjëja më burracake. Forca e shqiptarëve nuk e ndali dot masakrën zgjedhore. Faktorë që duan status-quonë, pa ekonomi të zhvilluar duke dëgjuar telenovela politike si telenovela turke, iu mbivendos PD-së. Fabula e  Berishës është telekomedi, manipulon ndjenjat e demokratëve. është rrugë pa krye, e vulosur që në fillim, e di Berisha dhe mbështetësit e tij. Ata nuk janë për kauza parimore. Sa për kauzat parimore, sapo patëm zgjedhjen e kryetarit me një anëtar në votë. E pritëm deri në 12 të natës. Pritëm që të sillej kërkesa dhe të depozitonte dokumentat. Nëse do ta kishte zbatuar kërkesën sipas rregullave statuore do të ishte mbajtur një Kuvne i rregullt. por ai nuk e do këtë. Nuk e do organizimin e Kuvendit sipas kushtetutës së partisë”, u shpreh Basha.

Më herët në emision u shfaq Sali Berisha, i cili premtoi se do të anullojë të gjitha vendimet e Bashës në Kuvendin e 11 dhjetorit si dhe të përcaktohet ngritja e një komiteti të përkohshëm drejtues deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll