Politike

Ristani zbulon planin pas Kuvendit të 11 Dhjetorit:Shkarkohet Basha dhe Kryesia e PD

9 Dhjetor 2021, 23:10 Nga DOSJA
Ristani zbulon planin pas Kuvendit të 11 Dhjetorit:Shkarkohet Basha dhe

TIRANË- Arben Ristani ka treguar planin pas mbajtes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 Dhjetor. I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Ristani është shprehur se pas Kuvendit,do të shkarkohet Lulzim Basha së bashku me kryesinë e PD-së, që sipas tij janë zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Ai shtoi se PD-së do ta marrë nën kontroll, një komision deri në momentin që do të bëhen zgjedhjet në parti.

Së pari janë institucionet sovrane dhe institucion sovran është Kuevndi. Nga Kuvendi zgjidhen institucuionet e tjera. Dhe nuk mundet që kur i referohesh me institucion, të quash institucionet e tjera mos të marrësh institucionin sovran. Dhe të thuash se ku i prodhon institucioni sovran, kudo i prodhon. është Kuvendi institucioni sovran, është organi më i lartë drejtues i PD. Dhe nuk është e vertët që Kryetari që u zgjidhka me një anëtar një votë nuk shkarkohet nga Kuvendi, shkarkohet edhe me statutin aktual. Ajo që do të ndodh është riberja e statutit dhe më pas do të përqendrohemi te neni Basha. Neni Basha ka të bëj me faktin që PD-së nuk i vlen një kryetar i përjetshëm, ka nevojë për një kufizim të mandatit. Pasi të miratohet neni Basha do të shkarkohet Basha dhe kryesia. Do shkarkohet për thyerje të statutit së bashku me kryesinë që është zgjedhur në mënyrë të paligjshme. Më pas do të zgjedhet një komision për rithemelimin e PD-së, i cili do të marrë kontroll PD-në sa të bëhen zgjedhjet. Komisioni do të përdor asetet e PD-së për ringritjen e Partisë,” tha Ristani.  

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ristani kuvendi kombetar i 11 dhjetorit arben ristani kuvendi kombetar i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll