Politike

I skadon afati vitin tjetër, Venecia: Shtyhet afati i vetingut deri në vitin 2024

10 Dhjetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
I skadon afati vitin tjetër, Venecia: Shtyhet afati i vetingut deri në

VENEZIA – Komisioni i Venecias ka vendosur përfundimisht që afati i vetingut të zgjatet deri në vitin 2024, duke iu bashkuar kështu propozimit të Partisë Socialiste për të shtyrë mandatin e KPK dhe KP, institucionet e shkallës së parë të vettingut. Komisioni është i mendimit se zgjatja e propozuar e mandatit të KPK dhe Komisionerit Publik i plotëson këto kritere.

Në raportin paraprak të disa ditëve më parë Komisioni i Venecias thoshte se zgjatja e mandatit të organeve të vettingut duhet të bazohet në arsye objektive, të ketë bazë legjislative dhe të miratohet nga një shumicë e kualifikuar parlamentare. Ndërkohë, Këshilli i Legjislacionit i ka drejtuar pyetjet Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut, propozim ky i Partisë Socialiste . Mbledhjet e Këshillit të Lëgjislacionit për këtë çështje janë bojkotuar nga Partia Demokratike. Pavarësisht mungesës së opozitës, maxhoranca ka vijuar me debate brenda vetes.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i venecias vettingu ne shqiperi komisioni i venecias vettingu ne shqiperi

Sondazh

Poll