Politike

VD-Rama: Nëse kryebashkiakët nuk zgjidhin problemet e qytetarëve do shkarkohen

10 Dhjetor 2021, 12:28 Nga DOSJA
VD-Rama: Nëse kryebashkiakët nuk zgjidhin problemet e qytetarëve

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar me shkarkime ndaj kryetarëve të bashkive në rast se nuk u përgjigjen interesave të qytetarëve. Nga Shkodra, kreu i qeverisë tha se nëse nuk do të zgjidhen problemet që janë të drejta të qytetarëve, kryetarët e bashkive do të përballen me sanksione që do të kalojn dhe në fazë shkarkimi.


“Për çudinë time më të madhe, bashkitë që janë institucionet që për natyrë janë shumë më afër qytetarëve janë edhe institucionet më pak aktive në këto katër vite. Në rast se me agjencitë e pushtetit ekzekutiv është më i thjeshtë ndërveprimi, me bashkitë e ka shumë të vështirë. Me ligjin tani në fuqi, kryetarët e bashkive do sanksionoheshin financiarisht në rast se nuk japin zgjidhje për problemet e qytetarëve në rastet kur këto çështje janë të drejta. Sanskionet do të shkojnë deri në maj. Nuk do jenë pafund. Pastaj kalohet në fazën e shkarkimit. Këto janë pjesë e zonës pa përgjigje. Qytetarët duhet ta dinë që në platformë nuk zgjidhnin çështje gjyqësore”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll