Aktualitet

Kapja e 1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, reagon Meta: Qeveria të marrë masa!

10 Dhjetor 2021, 08:36 Nga DOSJA
Kapja e 1.5 ton drogë nga Shqipëria në Turqi, reagon Meta:

TIRANË – Presidenti Meta ka reaguar sot pas kapjes së një sasie të madhe droge, pak ditë më parë në Turqi, e cila ishte nisur në rrugë detare nga Shqipëria. Në një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit Shqiptar thekson se 1,5 ton drogë përbën një nga sasitë më të mëdhaja të trafikuar nga Shqipëria në Turqi në rrugë detare, çka tregon se prodhimi i hashashit, në këtë rast i llojit më të fundit skunk, dhe trafikimi i tij nga grupet e krimit të organizuar, vijon me ritme të larta në vend. Mes të tjerash, Meta bën thirrje për hetimin e plotë dhe të thellë të këtij trafiku kriminal dhe sjelljen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që qëndrojnë pas tij.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Me mjaft shqetësim kam përcjellë kapjen pranë Izmirit të një sasie rekord droge të nisur në rrugë detare nga Shqipëria. 1,5 ton drogë përbën një nga sasitë më të mëdhaja të trafikuar nga Shqipëria në Turqi në rrugë detare, çka tregon se prodhimi i hashashit, në këtë rast i llojit më të fundit skunk, dhe trafikimi i tij nga grupet e krimit të organizuar, vijon me ritme të larta në vend. I bëj thirrje Qeverisë, institucioneve ligjzbatuese dhe të sigurisë në vend, që të tregojnë vullnetin e duhur politik, si dhe të forcojnë kapacitetet profesionale dhe bashkëveprimin në terren, për të parandaluar raste të tilla, që përbëjnë rekorde të zeza për vendin. Gjithashtu, apeloj për hetimin e plotë dhe të thellë të këtij trafiku kriminal dhe sjelljen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që qëndrojnë pas tij. Po kështu, i bëj thirrje Kuvendit të rrisë rolin e tij në mbikëqyrjen e luftës kundër trafikut të drogave dhe krimit të organizuar.

1.5 ton kanabis nga Shqipëria u gjetën të fshehura në një pyll, në zonën e Muglas nga Policia turke. Operacioni i koduar “Operacioni i nderit”, ka nisur pas marrjes së informacioneve se një sasi e madhe droge po vinte nga Shqipëria. Sipas zëvendësministrit të Brendshëm turk, gjithçka nisi pasi një anije peshkimi pa flamur u zbulua në ujërat ndërkombëtare dhe lëvizjet e saj të dyshimta u monitoruan menjëherë. Ndërsa në pamjet e publikuara nga operacioni, duket droga e paketuar në disa qese  të mëdha të zeza, ndërkohë që bashkë me drogën, Policia ka sekuestruar edhe 3 pistoleta.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 1.5 ton droge ne turqi presidenti ilir meta 1.5 ton droge ne turqi presidenti ilir meta

Sondazh

Poll