Aktualitet

Rrëshqitjet e dheut në Durrës bllokojnë rrugët, nxënësit shkojnë në këmbë në shkollë

10 Dhjetor 2021, 07:56 Nga DOSJA
Rrëshqitjet e dheut në Durrës bllokojnë rrugët,

DURRËS – Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, kanë sjellë probleme të shumta edhe në Qarkun e Durrësit, ku mësohet se gjatë natës janë shtuar rrëshqitjet në rrugën Lalëz – Bizë të Njësisë vendore të Ishmit.

Rrëshqitjet janë vërejtur në tre sektorë të kësaj rruge, duke bërë që të ndërpritet edhe udhëtimi i nxënësve me autobusët e shkollës, duke bërë që ta përshkojnë këtë rrugë në këmbë. Në këtë aks, mund të kalojnë vetëm mjetet e vogla.

Ndërkohë, lumenjtë Ishëm dhe Erzen janë fryrë në zona të caktuara, por deri më tani nuk janë konstatuar dalje nga shtrati, ndërsa situata vijon të monitorohet me kujdes nga instancat përkatëse.

 

LAJMI KRYESOR: Vranësira në të gjithë vendin, temperatura në -2, moti në orët në vijim (HARTA LIVE)

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti i keq moti i keq ne shqiperi moti moti i keq moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll