Aktualitet

Sekuestrohen 2 ton ilaçe kontrabandë me vlerë 119 mijë euro në Portin e Durrësit

10 Dhjetor 2021, 07:22 Nga DOSJA
Sekuestrohen 2 ton ilaçe kontrabandë me vlerë 119 mijë

DURRËS – Policia e Shtetit ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej dy ton ilaçesh kontrabandë në Portin e Durrësit. Mësohet se në pranga ka rënë Age Biba, ndërsa është shpallur në kërkim Alfred Përleka. Vlera e ilaçeve kap shifrën prej 119 mijë euro. Ilaçet kontrabandë u kapën në një automjet me targë ‘AA249NN’. Sasia e medikamenteve prej 1950 kg ose 8793 kuti nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndihmat”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim specialistet e Hetimit Doganor. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë. Vihet në pranga një punonjëse sociale e një institucioni privat për kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe shpallet në kërkim shefi i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë. Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe  goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës u finalizua operacioni policor i koduar   “Ndihmat”, në kuadër të të cilit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë. Gjatë operacionit u arrestua shtetasja: A. B., 56 vjeçe, lindur ne Mat dhe banuese në Itali, punonjëse sociale në një institucion privat për kujdesin ndaj të moshuarve në Itali. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë. Specialistët e Hetimit  të Krimit Ekonomik e Fnanciar, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit Doganor në Degën e Doganës Durrës, kanë ndaluar për kontroll një automjet brenda të cilit ndodheshin nje sasi medikamentesh mjekesore të ngarkuara në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence, Itali, me qëllim transportimin e tyre në Shqiperi, me pretendimin se janë ndihma humanitare për një shoqatë në qytetin e Lezhës. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasve A. B.dhe A. P., si te dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra të licensuara” dhe “Shpërdorim detyre”.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ilace kontrabande ne durres policia e shtetit ilace kontrabande ne durres policia e shtetit

Sondazh

Poll