Aktualitet

Moti i keq / ARRSH apelon shoferët: Në këto akse duhen përdorur zinxhirët

10 Dhjetor 2021, 07:33 Nga DOSJA
Moti i keq / ARRSH apelon shoferët: Në këto akse duhen

SHQIPËRI – Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të natës. Sipas ARRSH reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin nuk kanë sjellë probleme për bllokim të qarkullimit të automjeteve. Ndërkohë në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm ka pasur reshje dëbore. Në këto akse drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes, duke respektuar sinjalistikën dhe duke u pajisur me me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve Reshje dëbore ka pasur në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm km i fundit. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.  Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

LAJMI KRYESOR: Vranësira në të gjithë vendin, temperatura në -2, moti në orët në vijim (HARTA LIVE)

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi arrsh moti moti i keq ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll