Aktualitet

Grabitet futbollisti i njohur italian në Greqi!’ Maskat’ i marrin paratë dhe bizhutë

10 Dhjetor 2021, 07:14 Nga DOSJA
Grabitet futbollisti i njohur italian në Greqi!’ Maskat’ i

GREQI– Një nga futbollistët më të njohur italianë që aktualisht luan për një skuadër greke u bë shënjestër e hajdutëve. Kriminelët kanë mundur të thyejnë një derë për tu futur në ballkonin e shtëpisë ku jetonte futbollisti e më pas janë futur brenda.

Grabitësit filluan të kërkonin furishëm në çdo pëllëmbë të shtëpisë dhe më në fund gjetën një kasafortë të vogël ndërsa gjetën edhe bizhuteri në një nga dhomat e shtëpisë.

Pasi u siguruan se nuk kishte asgjë tjetër për të rrëmbyer nga shtëpia, ata u zhdukën. Pas kthimit në shtëpinë e tij, pak pas orës 22:00, futbollisti konstatoi se kishte rënë viktimë e një rrjeti hajdutësh dhe njoftoi policinë. Sot ai pritet të dëshmojë se sa para kishte në kasafortë dhe vlerën e bizhuterive.

Burimi: Cnn.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore sport grabitet futbollisti ne greqi greqi grabitet futbollisti ne greqi greqi

Sondazh

Poll