Aktualitet

Rrëshqitje masive dherash në Përmet, masivi shkëmbor bllokon aksin Këlcyrë-Sukë

10 Dhjetor 2021, 08:10 Nga DOSJA
Rrëshqitje masive dherash në Përmet, masivi shkëmbor bllokon

PËRMET – Edhe Përmeti është goditur nga moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin. Mësohet se ka pasur probleme të shumta në segmentin rrugor Këlcyrë – Sukë, i cili është bllokuar në vendin e quajtur Ujëvara, për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe një masivi shkëmbor.

Firma kontraktore, përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi, është lajmëruar për të pastruar dhe hapur rrugën për qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë që Bashkia e Dropullit, Njesia Administrative Pogon ka mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq.

LAJMI KRYESOR: Moti i rënduar, rrëshqitje dherash në Durrës e Këlcyrë, ARRSH apelon shoferët

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq moti i keq ne shqiperi permet moti i keq moti i keq ne shqiperi permet

Sondazh

Poll