Aktualitet

A do të votojë shkarkimin? Ademi del kundër Bashës: Të shohim në 11 dhjetor

9 Dhjetor 2021, 20:06 Nga DOSJA
A do të votojë shkarkimin? Ademi del kundër Bashës: Të

SHKODËR – Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi nuk pranoi të bënte publike votën për shkarkimin ose jo të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Për “ABC News”, kryeabashkiakja e Shkodrës konfirmoi se do të marrë pjesë në  Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa theksoi se nuk ka vendosur ende nëse do të jetë në Kuvendin e 18 dhjetorit, e thirrur nga kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha.

“Mocioni për shkarkimin e Bashës? Do t’ja lëmë diskutimit në datën 11. Unë e kam thënë edhe në studio që mbledhja është e vlefshme dhe e domosdoshme. Ne po vijmë mbi heshtjen e dakordësuar. Duke qenë kryetare e bashkisë, datoj në PD që në vitin 1996. Nuk më kanë shteruar forcat për një demokraci të brendshme. Unë e di çfarë do të bëhet me 11 dhe në 18 do të presim. Unë do të jem në datën 11, 18 nuk e kam qartësuar. Mendoj se kemi probleme me demokracinë e brendshme. Kemi probleme me përfaqësimin dhe të ndërtojmë një diskutim ku të gjithë ne duhet të flasim. Nuk di nëse do ta arrij 11 apo 18”, u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit voltana ademi kuvendi i 11 dhjetorit kuvendi i 18 dhjetorit voltana ademi

Sondazh

Poll