Politike

A do të kthehej nëse Basha nuk do ta pezullonte? Berisha: Po, për ta shkarkuar

9 Dhjetor 2021, 20:51 Nga DOSJA
A do të kthehej nëse Basha nuk do ta pezullonte? Berisha: Po, për

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se edhe nëse kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha nuk do ta pezullonte nga grupi parlamentar demokrat, përsëri ai nuk do të tërhiqej nga misioni për ta shkarkuar Bashën. Në lidhje direkte me emisionin “Opinion”, Berisha shtoi se Basha duhej të dorëhiqej pasi ka humbur 4 zgjedhje radhazi.

Më tej, ish-lideri historik i PD-së bëri me dije se nëse do të pezullohej Këshilli Kombëtar i PD-së, ai nuk do ta kundërshtonte këtë vendim.

“Numri përfundimtar i delegatëve është rreth 5200. Lulzim Basha pushon së qeni kryetar i PD-së pas vendimit të Kuvendit në 11 Dhjetor. Veprimet e ligjshme statutore të PD-së nuk mund t’i injorojë asnjë. Ai thotë se është e ardhmja, por e ardhmja me 4 humbje. Qëllimi i atij Kuvendi është rikthimi i lirisë në PD, i votës së anëtarëve, i legjitimitetit të institucioneve të saj. Të gjithë delegatët kanë patur të paraqitur edhe qëndrimin ndaj Lulzim Bashës. Shkarkimi i tij është firmosur nga 5200 delegatë.

Ne nuk përjashtojmë njeri nga PD. U bëj thirrje të gjithë deputetëve, drejtuesve, të bashkohen me shumicën dhe të mos bëhen instrumenta të një akti më të turpshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Basha po të donte të thërriste Kuvendin, e thërriste atëherë kur unë e kërkova.

Fillimi i atij Kuvendi është rikthimi i lirisë në parti, legjitimitetit të institucioneve. Basha mori një vendim në kundërshtim me statutin e partisë. Nuk do të reagoja po të ishte vendim i Këshillit Kombëtar. Jo, nuk do të kisha çfarë të thosha. A do të kthehesha nëse Basha nuk do të më pezullonta nga grupi parlamentar? Do isha kthyer për ta larguar atë. Ka një normë kur humbet 4 zgjedhje, nuk mund të rrish më në detyrë. Në 25 prill, vetëm 19% e zgjedhësve kanë votuar Lulzim Bashësn, 81% PD-në”, u shpreh Sali Berisha për “Opinion”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike delegatet e pd keshilli kombetar i pd kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha delegatet e pd keshilli kombetar i pd kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha

Sondazh

Poll