Politike

“Kriminel”, sherr i fortë mes Salianjit e Ristanit, deputeti: Lë mandatin nëse…

9 Dhjetor 2021, 20:43 Nga DOSJA
“Kriminel”, sherr i fortë mes Salianjit e Ristanit, deputeti:

TIRANË– Deputeti Ervin Salianji dhe Arben Ristani janë përplasur ashpër me akuza e kundër akuza teksa ndodheshin në studion e “Opinion”. Teksa diskutonin për vizitën e të dërguarit të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Gabriel Escobar, Ristani e quajti kriminel Salianjin, duke shtuar se është dënuar me burg. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike e akuzoi Ristanin se kishte marrë leje për ndërtime në zonën e ish-Bllokut. Pas debateve të forta, moderatorja Eni Vasili u detyrua të ndërpriste emisionin.

Pjesë nga biseda:

Arben Ristani: Je kriminel, ky njeri këtu është kriminel, është dënuar me burg

Eni Vasili: Po tani nëse nuk e ka kapur ligji për dekriminalizimin, ju e keni bërë

Arben Ristani: është kriminel, gjykata e ka dënuar

Eni Vasili: Po unë e njoh si deputet të Kuvendit të Shqipëri, pse s’e kap ligji për dekriminalizimin

Ervin Salianji: Të dalë e të flasë ky zotëria këtu për dënime e shkelje. Ky që ka marrë leje ndërtimi nga kryebashkiaku Erion Veliaj në ish-Bllok. Ky…

Arben Ristani:Unë nuk kam ndërtuar kurrë në Bllok…

Ervin Salianji: Ke marrë dhe ke marrë….Mos të them tani, ore ke marrë leje ndërtimi nga Veliaj e shkoni nëpër foltore ju

Arben Ristani: Jo, aspak

Ervin Salianji: Nëse kjo nuk del e vërtetë, unë heq dorë nga mandati i deputetit, e lë që sot…

Arben Ristani: Ti je dënuar, je kriminel

Ervin Salianji: Nëse Ramia Alia i quante kriminelë ata që i dolën përpara në dhjetor, edhe unë ashtu jam. le të jem

Arben Ristani: Ore po je dënuar

Eni Vasili: Ju lutem kalojmë në publicitet.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ristani ervin salianji arben ristani ervin salianji

Sondazh

Poll