Politike

Kuvendi i 11 dhjetorit, publikohen degët që do të lexojnë nesër emrat e delegatëve

9 Dhjetor 2021, 19:21 Nga DOSJA
Kuvendi i 11 dhjetorit, publikohen degët që do të lexojnë

TIRANË – “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha komunikoi sot se nesër degët e PD-së në Vlorë, Selenicë, Korçë, Devoll dhe dega nr.8 e Tiranës do të lexojnë nesër emrat e delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit në stadiumin “Air Albania”.

Degët demokrate të Selenicës dhe Vlorës do të dalin para mediave në orën 9:00, degët Korçë dhe Devoll në 11:00 dega nr.8 e Tiranës në orën 11:15.


Njoftim- Partia Demokratike- Foltorja

Te premten, dt. 10 Dhjetor do te lexohen emrat e delegateve te degeve te meposhtme te PD qe kane firmosur formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar me date 11 Dhjetor.

Ne oren 9.00 :

-dega Vlore dhe Selenice do te lexojne ne Seline e Vlores

Ne oren 11.00 :

-deget Korce, Devoll qe nuk arriten te lexonin sot do te lexojne nga selia e PD Korce

Ne oren 11.15:

-dega 8 Tirane do te lexoje nga Selia e PD Tirane

Ftojme mediat te marrin pjese. Faleminderit.

Ditën e sotme, degët e Partisë Demokratike në Këlcyrë dhe Përmet lexuan emrat e përfaqësuesvë të partisë që do të marrin pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të thirrur nga Berisha në 11 dhjetor, e cila do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dega e pd ne foltorja e berishes kuvendi i 11 dhjetorit dega e pd ne foltorja e berishes kuvendi i 11 dhjetorit

Sondazh

Poll