Politike

POROSIA-Escobar në Tiranë, ambasada e SHBA: Fokusi ynë, lufta kundër korrupsionit!

9 Dhjetor 2021, 17:22 Nga DOSJA
POROSIA-Escobar në Tiranë, ambasada e SHBA: Fokusi ynë, lufta

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një përmbledhje të takimeve të të dërguarit të tyre, Gabriel Escobar. Në një postim në rrjetet sociale ambasada shkruan se Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas njoftimit, Escobar vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Statusi i plotë:

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vizitoi më 9 dhjetor Shqipërinë, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë. Gjatë takimeve të tij, Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai vuri në dukje fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Escobar mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, bashkëpunimin tonë në fushën e mbrojtjes si aleatë të NATO-s dhe krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime. Escobar mirëpriti gjithashtu punën e përbashkët midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për integrimin rajonal dhe global – veçanërisht kur të dyja vendet do të shërbejmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 2022.

LAJMI KRYESOR: Escobar në Tiranë, shkon tek Basha, kryedemokrati: Diskutuam për Berishën

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gabriel escobar ne tirane gabriel escobar ne tirane

Sondazh

Poll