Politike

S’ka grumbullime deri në 13 dhjetor, Berisha nuk tërhiqet, njofton delegatët

9 Dhjetor 2021, 17:35 Nga DOSJA
S’ka grumbullime deri në 13 dhjetor, Berisha nuk tërhiqet,

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi të gjithë delegatët dhe anëtarët e Partisë Demokratike për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit në stadiumin “Air Albania”. Në një komunikim të fundit në Facebook, ish-lideri historik i PD-së bëri me dije se delegatët demokratë do të vendosen në një sektor të caktuar të stadiumit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e rezervuar për anëtarët dhe simpatizantët demokratë.

MESAZHI I SALI BERISHËS:

Ftoj te gjithe demokratet te na bashkohen ne Kuvendin e Rithemelimit te Partise Demokratike ne ora 10:00 dt 11.12.2021! Delegatet do kene zonen e tyre te ndare, por pjesa tjeter e stadiumit Air Albania do jete e hapur per gjithe anetaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike qe deshirojne te behen pjese e ketij momentin historik! Ejani te festojme se bashku Ditelindjen e Partise Demokratike dhe te nisim rrugetimin tone drejt Fitores!

 

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i 11 dhjetorit do të nisë ditën e shtunë në orën 10:00.

Megjithëse ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vendosi që ndalimi i grumbullimeve të qytetarëve të vazhdojë deri në datën 13 dhjetor, Berisha ka vazhduar me axhendën e tij politike.

SHIKO DHE KËTË:

Frika nga Covid, shtyhet vendimi për ndalimin e grumbullimeve deri më 13 dhjetor

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike air albania kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha air albania kuvendi i 11 dhjetorit sali berisha

Sondazh

Poll