Politike

“Basha të vijë Kongresin e 11 dhjetorit”, Shehu: Le të kandidojë prapë për kryetar

9 Dhjetor 2021, 19:03 Nga DOSJA
“Basha të vijë Kongresin e 11 dhjetorit”, Shehu: Le

TIRANË – Deputeti demokrat i Gjirokastrës Tritan Shehu i bëri ftesë kryetarit aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha të marrë pjesë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në studion e “Top Talk”, Shehu i propozoi Bashës që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të selisë blu dhe të kandidojë sërish për këtë post nëse dëshiron.

Më tej, Shehu deklaroi se nëse Berisha do të kandidojë për postin e kryetarit të PD-së do të konfirmohet në datën 11 dhjetor.

Partia është në krizë dhe duhej të diskutohej dhe në momentin që u mblodhën firmat  dhe në mënyrën më qesharake të mundshme më antistatuore deklaron një kongres që nuk është kongres, por antikongres. Në politikë ka një konsekuencë. Unë sot kërkoj hapur qartë dorëheqjen e zotit Basha bazuar në tre kolona kryesore dhe pika të tjera. Unë kërkoj nga zoti Basha që të vijë në kongresin e datës 11. Ai po të dojë të kandidojë prapë nga e para pasi ka dhënë dorëheqjen. Berisha ka thënë që nuk përjashtoj të jem një nga konkurrentët për kryetar. Çdo gjë do të vendoset në kuvendin e 11 për të marrë të gjitha vendimet”, deklaroi deputeti Tritasn Shehu.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll